Raporti 2025-2026

Sot Këshilli i Xhamisë së Dëshmorëve mbajti raportin financiar dhe atë të Aktivitetit për vitin 2025, si dhe prezantoi planin e punës për vitin 2026.

U paraqitën të gjitha të dhënat e mbledhura nga kutitë e Hastrës

U publikuan

shpenzimet nga buxheti i xhamisë

U përmendën me mirënjohje donacionet e ndryshme të xhematlinjëve dhe Donatoret e Hasanbegut

Çështja kryesore Antarsia

U theksua se Antarsia shkon për mbulimin e pagave të hoxhallarëve, dhe është e domosdoshme për funksionimin e xhamisë.

Nga 730 anëtarë të regjistruar, vetëm 350 kanë paguar antarsinë nga 2500 denarë, që nënkupton se më pak se 50% kanë kryer obligimin e tyre.

Masat ndaj atyre që nuk paguajnë antarsinë

Për personat që vazhdimisht nuk e kryejnë obligimin, Këshilli do të shqyrtojë kufizime në shërbimet fetare, si:

Varrimet

Nikah

Hatme

Vërtetime nga Fondi Solidar

(Hoxhallarët nuk do të marrin pjesë në këto shërbime për ata që nuk kontribuojnë me antarsi.)

Gjithashtu, në muajt në vijim do të publikohet tabela me emrat e anëtarëve që kanë paguar dhe atyre që nuk kanë paguar antarsinë ne hyrje te Xhamise në mënyrë transparente dhe të rregullt.

Plani i vitit 2026

Në mesin e projekteve të planifikuara janë:

Ligjërata Fetare

Programe fetare dhe edukative Aktivitete te ndryshme

Projekte të tjera që tashmë janë në përgatitje

Në fund, shprehim falënderim të veçantë për anëtarët e Këshillit të cilët përgatitën raportin. Ky proces do të vazhdojë çdo fundvit si praktikë standarde e transparencës dhe llogaridhënies ndaj xhematit.

Allah na bekoftë në punë dhe na udhëzoftë në të mirën! 🤲🏼

Nga Këshilli i Xhamisë se Deshmreve Hasanbeg.